75 Mall Live Search
13:37 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / k.v

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 12:30 në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.K (M/K) i moshës 49 vjeçar

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje’’ me dënim burgimi prej një (1) viti.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.