75 Mall Live Search
14:41 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / AR

Krasniqi: Krejt shteti është në rrezik për t’u bllokuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur se nuk është probkemi vetëm në arsim, por ky problem sipas tij është shumë më i madh.

Ai është shprehur se i gjithë shteti është në rrezik për t’u bllokuar.

“Nuk është problemi vetëm me arsimin, problem është më i madh. Sot e pamë që kishte një grevë njëorëshe edhe MPJ, ka pasur greva e paralajmërime për greva edhe në sektorin e shëndetësisë. Krejt shteti është në rrezik për t’u bllokuar”, u shpreh Krasniqi.