75 Mall Live Search
16:14 / E Premte, 23 Shtator 2022 / Gj. Sh

Dardanët arrijnë në Irlandën e Veriut

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në auerportin e Belfast në Irlanden e Veriut.

Dardanët të shtunen do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Përmes një video të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, shihen futbullistët kosovar duke zbritur nga aeroplani në aeroportin e Belfastit.

Dardanët nën drejtimin e përzgjedhësit Alain Giresse janë përgatitur për këtë ndeshje që nga dita e hënë, teksa sot pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale në Belfast do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes./IndeksOnline/