75 Mall Live Search
13:03 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / Gj. Sh

Messi: Ndihem mirë, po filloj të kënaqem sërish

Njëri nga futbollistët më të mirë në vitet e fundit, Lionel Messi, për jeten e tij te PSG.

Pas fitores së Argjentinës ndaj Hondurasit me rezultat 3-0, Messi ka folur për jeten e tij te PSG-ja dhe për të ardhmen, transmeton IndeksOnline.

“Ndihem mirë, ndihem ndryshe nga viti i kaluar. E dija që do të ishte kështu”, tha Messi.

Ai gjithashtu deklaroi se ndihet mirë në klub, me bashkëlojtarët dhe me lojën, duke theksuar se ka filluar të kënaqët përsëri.

“Jam më rehat me klubin, dhomën e zhveshjes… bashkëlojtarët e mi, lojën. Ndihem shumë mirë dhe kështu po filloj të kënaqem sërish”, ka shtuar Messi në fund./IndeksOnline/