Pasi Kurti i quajti “sindikalistë të PAN-it”, reagojnë këta të fundit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot gjatë një prononcimi për media tha se sindikalistët që po bëjnë grevë i takojnë PAN-it.
Kurti tha se ata kanë inati antiqeveritar.

E shefit të qeverisë iu kundërpërgjigj numri dy i SBASHK-ut.
Ymer Ymeri tha për Klankosova.tv se sindikalistët i kishin bërë grevë edhe qeverisë së PAN-it kur udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.
“Sindikatat i kanë 25 mijë anëtarë. Tash ai se di si ka mundur t’i quajë “Sindikalistë të PAN-it” kur ne për tre javë i kemi bërë grevë edhe Qeverisë së PAN-it që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj” – tha ai.