Holanda kampion në grupin e gjashtë, Ëelsi bie nga liga

Holanda e ka mposhtur Belgjikën me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Van Dijk në minutën e 73-të, shkruan Indeksonline.
Në ndeshjen tjetër, Polonia ka fituar si mysafir i Walsit.
Swiderski realizoi golin e vetëm në këtë sfidë.
Holanda përfundon grupin në vendin e parë me 16 pikë, gjashtë më shumë se Belgjika. Welsi me vetëm 1 pikë sezonin e ardhshëm do të garoj në Ligën B. /IndeksOnline/
