E vodhi telefonin, arrestohet një qytetar nga Peja

Raportohet se në rrugën Bekim Berisha në Pejë është arrestuar një person nën dyshimin se kishte vjedhur një telefon.
Ankuesit i është kthyer telefoni, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/