Mbrëmë u shënua goli më i bukur në Ligën e Kombeve, në stilin e Van Basten

Mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së fundit të Ligës së Kombeve ku edhe janë kompletuar grupet.
Një nga golat më të bukur të kësaj faze u shënua në ndeshjen në mes të Suedisë dhe Sllovenisë.
Benjamin Sesko realizoi golin e parë në ndeshje me një gjuajtje volej në stilin e Van Basten.
Ky mund të konsiderohet si goli më i bukur i këtij sezoni në Ligën e Kombeve. /IndeksOnline/