Uragani në Florida e bllokon këngëtaren shqiptare në Amerikë

Aurela Gaqe ka disa ditë që ka ngecur në Amerikë. Kjo për shkak të një uragani të fuqishëm që pritet të përfshijë vendin. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram, ku shprehet se është në gjendje të mirë.
“Përshëndetje të gjithëve, uroj të jeni mirë. Edhe unë jam mirë, por momentalisht ndodhem në Florida në Amerikë dhe vendi ku unë ndodhem pritet të goditet nga një uragan i fuqishëm. Nuk është në dorën time. Janë mbyllur aeroportet, portet, na kanë evakuauar nga hotelet ku ndodheshim. Tani ndodhem në një vend më të sigurtë në shtëpinë e miqve të mi,”-tregoi ndër të tjera Aurela.
Disa kohë më parë Aurela Gaçe zbuloi momentin më të vështirë që iu është dashur të kalojë ndonjëherë: rreziku për të humbur përgjithmonë zërin e saj.
Pas kësaj deklarate, në media u krijua një zhurmë e madhe duke keqinterpretuar fjalët e këngëtares, sikur do të tërhiqej përgjithmonë nga muzika. Për të mos lënë vend për keqkuptime ajo e sqaroi njëherë e mirë situatën asokohe.