75 Mall Live Search
13:37 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Operohet ylli i Arsenalit, do të mungojë deri në dhjetor

Lajm i keq për Mikel Artetën.Në javët e ardhshme, trajneri i Arsenalit nuk do të jetë në gjendje të përdorë shërbimet e një prej yjeve të tij të rinj. Futbollisti Swith Rowe është dëmtuar dhe i është nënshtruar një operacioni.

“Muajt e fundit Emile ndjeu siklet në gju, gjë që ndikoi në pjesëmarrjen e tij në stërvitje dhe ndeshje. Ai tashmë është operuar. Trajtimi ishte i suksesshëm. Futbollisti tashmë është duke u rehabilituar. Shpresojmë që ai të kthehet në stërvitje të plotë në dhjetor”, shkruan klubi.