Kuvendi miraton në parim projektligjin për anti-doping në sport

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se është miratuar në parim projektligji për anti-doping.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Çeku propozoi projektligjin për anti-doping, i cili mori dritën e gjelbër, duke u votuar nga të gjitha grupet parlamentare.
“Ky projektligj parasheh themelimin e Agjencisë Shtetërore Anti-Doping, entitet i ri që do të ketë statusin e agjencisë ekzekutive dhe do të jetë administrues i domenit anti-doping në sport” ka njoftuar Çeku.
Sipas tij, objektivat kryesore të këtij projektligji janë: fuqizimi i integrtetit të sistemit sportiv, kujdesi ndaj shëndetit të sportistëve dhe sportisteve dhe sigurimi i drejtësisë dhe mundësive të barabarta në gara sportive.
“Me miratimin e tij po përmbushim edhe një standard të rëndësishëm ndërkombëtar në sport” përfundoi ministri i MKRS-së.