Arrestohet pasi tentojë të kalojë kufirin me 20 euro

Në pikën kufitare në Vermincë është arrestuar një person pasi tentoj të kalojë kufirin me anë të ryshfetit.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari ofrojë zyrtarit policor 20 euro, ndërsa i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’i mundësohet kalimi i kufirit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.