75 Mall Live Search
09:27 / E Martë, 04 Tetor 2022 / B O

Rafa Benitez afër marrëveshjes me skuadrën e Premierligës

Rafael Benitez pritet të rikthehet në futbollin anglez. Trajneri i famshëm spanjoll raportohet se është në bisedime me Nottingham Forest.

Humbja nga Leicester pritet t’i kushtojë me punë Steve Cooper.

Benitez është zgjedhja e parë e pronarëve të Nottingham. Ish-trajneri i Liverpoolit, Newcastlet e Evertonit është i papunë dhe është i gatshëm për kthim në futbollin anglez.

Nottingham ishte skuadra më e përforcuar në Evropë duke bërë 22 blerje, por që pavarësisht shpenzimeve zë vendin e fundit në renditjen tabelarë në Premierligë./Indeksonline.