75 Mall Live Search
14:41 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Këto janë shtetet që pritet të jenë organizatore të Kupës së Botës 2030

Ukraina do t’i bashkohet Portugalisë dhe Spanjës si një nga vendet organizatore në përpjekjen për të pritur Kupën e Botës 2030.

Vendimi u njoftua në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur këtë të enjte në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, me presidentët e Federatës Portugeze të Futbollit, Fernando Gomes dhe Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), Luis Rubiales.

“Është një nder të njoftoj se Portugalia dhe Spanja kanë përfshirë Ukrainën në ofertën e përbashkët për Kupën e Botës 2030. Dy federatat ia kanë komunikuar qëllimin e tyre UEFA-s, e cila ka shprehur mbështetjen e saj të plotë. Ka kuptim të veçantë ta bësh këtë njoftim në shtëpinë e futbollit europian. Futbolli është shumë më tepër se futbolli”, shpjegoi Fernando Gomes.