Këta janë futbollistët e Ballkanit që do të mungojnë kundër Sivassporit

Ballkani nesër do të luaj ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Conference League.
Kampioni aktual i Kosovës do të jetë mysafirë i skuadres turke Sivasspor, shkruan IndeksOnline.
Ballkani në dy ndeshjet e para ka barazuar 1-1 ndaj Clujit në Prishtinë, ndërsa ka humbur me rezultat 3-2 në udhëtim te Slavia Praha.
Trajneri i Ballkanit, ilir Daja, në ndeshjen ndaj Sivassporit nuk do të mund të llogaris në disa prej futbollistëve krysor.
Edvin Kuç, Nazmi Gripshi, Leonit Abazi, Rustem Hoxha do të mungojnë në këtë ndeshje për shkak të lëndimeve, ndërsa Leotrim Bekteshi nuk është 100% i gatshëm për lojë.
Munges tjetër e madh është edhe mbrojtësi Astrit Thaqi, i cili mungon shkaku i kartonit të kuq.
Ndeshja Sivasspor-Ballkani, do të zhvillohet në ”Yeni 4 Eylul Stadyumu” më fillim nga ora 18:45./IndeksOnline/