75 Mall Live Search
17:12 / E Premte, 07 Tetor 2022 / Gj. Sh

Habit Cavani, thotë se ishte te psikologu pas humbjes 6-1 nga Barcelona

Futbollisti uruguaian, Edison Cavani, ka zbuluar një moment interesat sa ishte te PSG.

 Ai në një intervistë për Relevo, tha se kishte shkuar te psikologu pas humbjes nga Barcelona me rezultat 6-1, transmeton IndeksOnline.

Cavani ishte pikërisht ai i cili kishte shënuar golin e vetëm të PSG-së për rezultatin 3-1.

Në atë moment u mendua se francezët siguruan kualifikimin, por që ndodhi e papritura pasi Barcelona për pesë minuta shënoi tre gola.

Pas kësaj humbje, uruguaiani tha se ishte hera e parë që kishte marrë terapi te psikologu.

“Hera e parë që shkova në terapi ishte pas rikthimit të Barcelonës kundër PSG-së. Më goditi shumë, këto janë gjëra që të pushtojnë. Në pesë minuta gjithçka ndryshoi. Ishte shumë e vështirë. fryn dhe edhe nëse flasim për futboll, ka gjëra që prekin anët e tjera të tua: u shfaqën simptomat e ankthit, djersitja ftohtë , ndjeva trullosje kur shkoja në shtrat dhe kisha frikë se mos më zinte gjumi ”, ka deklaruar Cavani.

“E pyeta veten: “A kam ndonjë problem me kokën?” Dhe kështu shkova te mjeku i PSG-së i cili më shpjegoi se çfarë ishte. duke më ndodhur mua, më ka ndodhur edhe me shumë njerëz në rrethana të ndryshme. Kuptova që nuk isha një superhero”, shtoi ai./IndeksOnline/