Murati: Pagat e ekzekutuara sot, paradhënie për orët që do të zëvendësohen!

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagat e mësimdhënësve.
Murati ka bërë të ditur se pas konfirmimit të listave nga komunat, thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimit, të miratuar nga MASHTI.
“Pas konfirmimit të listave nga komunat, Thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri të mësimit, të miratuar nga MASHTI” ka shkruar Murati në facebook.
Ndërkohë, nga Asociacioni i Komunave, kanë konfirmuar që pagat tashmë janë duke dalur nëpër xhirollogaritë e mësimdhënësve.
”Po e konfirmoj. Kanë nis me iu dal pagat në xhirollogari”, tha Sazan Ibrahimi.