75 Mall Live Search
18:10 / E Premte, 07 Tetor 2022 / Gj. Sh

NBA: Rrahën mes vete basketbollistët e Warriors (VIDEO)

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në kampionatin më të madh të basketbollit në botë, NBA.

Dy basketbollistët e skuadrës amerikane Golden State Warriors, Draymond Green dhe Jordan Poole janë rrahur në stërvitjen e klubit, transmeton IndeksOnline.

TMZ Sports ka siguruar një video ku fillimisht Green shkon tek Poole duke u afruar te fytyra, ku ky i fundit e largon duke e shtyer me duar në gjoks.

Green afrohet përsëri dhe e godet me boks Poole duke e rrëzuar për toke.

Më pas Green qëndron mbi Poole ndërsa shokët e skuadrës dhe trajnerët nxitojnë për ta tërhequr atë. Duket se Poole ishte në rregull, sepse ai vazhdoi stërvitjen, duke gjuajtur në fushë.

Warriors tentoi ta minimizonte këtë incident me anë të menaxherit Bob Myers, duke thënë se këto gjëra ndodhin.

“Këto gjëra ndodhin. Askujt nuk i pëlqen. Ne nuk e falim atë, por ndodh.” Ai vazhdon duke thënë, “Draymond i kërkoi falje skuadrës . Jordan ishte aty në dhomë… për sa i përket çdo pezullimi, dënimi, gjobë, ne do ta trajtojmë atë brenda.”, ka thënë Myers./IndeksOnline/