75 Mall Live Search
15:05 / E Diele, 09 Tetor 2022 / Gj. Sh

Dramë në fundin e ndeshjes Ferizaji-Gjilani

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e Superligës së Kosovës mes Ferizajit dhe Gjilanit.

Ferizaji ishte në epërsi deri në fundin e ndeshjes, por një dramë e madhe u zhvillua në minutat e fundit ku Gjilani pas golit të barazimit në 1-1, kishte mundësinë edhe për ta fituar këtë ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Vendasit kishin epërsinë qysh nga pjesa e parë pas golit të shënuar nga sulmuesi kroat. Mateo Panadic.

Gjilani barazoi rezultatin me golin e Arbnor Ramdanit në minutat e fundit të ndeshjes.

Kjo është ndeshja e pestë pa fitore e Gjilanit, e cila aktualisht renditet në vendin e tretë me 15 pikë, kurse Ferizaji ndodhet në fund të tabelës me 8 pikë./IndeksOnline/