Sara sqaron ata që u shqetësuan pse Ledri mungoi ne DWS

Sara Hoxha, për herë të parë u bë pjesë e ekranit të madh këtë të premte, në “Dancing with the Stars”, si një nga konkurentet e spektaklit të kërcimit.
Sara, u duk se e shijoi dhe përjetoi maksimalisht eksperiencën e parë, por pak rëndësi kishte kjo për njerëzit. Një pjesë e mirë u shqetësua pse bashkëshorti i saj, Ledri Vula s’ishte atje për të mbështetur nga afër.
Para pak orësh, përmes një videoje në Instastory, Sara falenderoi këdo që e mbështeti dhe në të njëjtën kohë “sqaroi” dilemën e madhe. Pse s’ishte Ledri me të?
“Për ata që janë bërë shumë merak që nuk ishte Ledri në live-shoë, nuk ka qenë sepse s’kam dashur unë. Unë dje kam patur aq shumë emocione saqë ju nuk e merrni dot me mend. Ka qenë gati duke më pushuar zemra. Ledri ishte në Tiranë dhe siç thashë dhe nuk erdhi sepse kisha shumë emocione, nuk kisha më ku t’i çoja emocionet dhe nuk kisha nevojë më për emocione më shumë ndaj e lamë që të vijë në një moment tjetër.”- tregoi Sara, duke i falenderuar për herë të dytë ata që shqetësohen sa herë vënë re mungesën e tij në daljet e Sarës.