75 Mall Live Search
23:45 / E Diele, 09 Tetor 2022 / C E

Lajme të këqija për Dybalën, rrezikon Kupën e Botës

Paolo Dybala shënoi golin e fitores për Romën në ndeshjen e vështirë kundër Leces në “Olympico”.

Por dy minuta pasi shënoi, sulmuesi argjentinas u detyrua të largohet për shkak të një lëndimi, shkruan Indeksonline.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho në komunikatën për media ka njoftuar se lëndimi i lojtarit është ëm serioz sesa mendohet.

Dëmtimi duket shumë i keq. Do të thosha keq, por sinqerisht pasi fola me Paulon… Mendoj shumë keq“, ka thënë Mourinho pas ndeshjes.

Dybala nesër do të kryej testet mjekësore për të kuptuar shkallën e lëndimit të tij. /IndeksOnline/