75 Mall Live Search
12:00 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / AR

Pas Duas, Rina Lipa – emri që premton shumë në modelizëm

Familja Lipa po korr suksese të mëdha në shumë fusha.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Dua Lipës, motra e saj Rina ka nisur të krijojë karrierën si modele, transmeton Indeksonline.

Rina Lipa është një balerinë, modele dhe yll i rrjeteve sociale. Ajo ka marr pjesë si modele në koleksionin GCDS Fall 20214, në Javën e Modës në Milano.

Që nga atëherë nuk ka rreshtur duke promovuar edhe kompani të mëdha

Në llogarinë e saj në Instagram numëron afër 1 milion ndjekës. Ajo është shpërblyer dhe po shpërblehet për aftësitë e saj për të provuar dhe për të arritur suksese në disa fusha.

Edhe pse është ende herët, duket se do të ketë një karrierë të shkëlqyer.

Rinës i është besuar edhe një rol në filmin horror, me regji të regjisorit italian, Gianluigi Carella.

Kujtojmë që bukuroshja është 21 vjeçe./Indeksonline/