75 Mall Live Search
07:05 / E Martë, 11 Tetor 2022 / AR

Parashikimi i motit për sot

Parashikimet e fundit po japin kushte të një moti të dominuar kryesisht nga vransirat përgjatë kësaj jave të dytë të tetorit.

Sot paraqiten kushte për të reshura shiu, që orëve të pasdites vende-vende edhe mund të jenë në formë rrebeshesh me bubullimë

Temperaturat minimale shënojnë një rritje deri në 10C e 12C, e maksimalet zbresin nga 22C të hënën në 18C e 17C, që janë vlera më afër mesatareve për këtë periudhë kohore.

Fillimisht do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-7m/s, e nga mesi i javës verilindore 2-5m/s..

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, njofton Prishtina Weather.