Bajqinovci reagon për aksionin në Brezovicë: Pse pushtetet e tjera s’i ndaluan ndërgimet ilegale?

Mefail Baqinovci ka reaguar pas aksionit të sotëm në Brezovicë ku janë sekuestruar mbi 100 shtëpi.
Mefi i VV-së ka thënë se kjo qeverisja e parë që jo vetëm nuk pengon asnjë lloj hetimi, por përkundrazi është me e interesuar se vet prokuroria që krimi të luftohet.
“Ligji ishte këtu për pothuajse 23 vite, e Brezovica shumë më moti. Por, ndërtimet ilegale atje lulëzuan dhe askush për gjithë këto vite nuk mundi ta ndalojë shkatërrimin. Pse?! Sepse njerëz të fuqishëm të politikës e biznesit ishin atje. U deshtë vetëm ndërrimi i njëmendt politik në qeverisje të bëjë të mundur hetimin dhe sot edhe konfiskimin e mbi 100 shtëpive atje. Dikush thotë se prokuroria po e bën, por edhe prokuroria ishte këtu shumë moti. Kjo është qeverisja e parë që jo vetëm nuk pengon asnjë lloj hetimi, por përkundrazi është me e interesuar se vet prokuroria që krimi, sidomos ai i nivelit të lartë, të luftohet.
14 shkurti 2021 është moment i pakthyeshëm. Shteti do të bëhet” shkruan Mefi në reagim./Indeksonline/