Bashkimi nënshkruan me ish-basketbollistin e Yllit, Dajuan Graf

Bashkimi nënshkruan me ish-basketbollistin e Yllit, Dajuan Graf
KB Bashkimi është përforcuar me një tjetër basketbollist të huaj.
Bëhet fjalë për Dajuan Graf, i cili edhe më herët ka luajtur në Kosovë.
Fundori amerikan ishte pjesë e Golden Eagle Ylit në sezonin e kaluar, skuadër me të cilën e fitoi titullin e kampionit.
Graf me klubin prizrenas ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezonit.
Dajuan Graf pritet të debutojë me Bashkimin në fundjavë, në ndeshjen kundër Pejës.