75 Mall Live Search
12:58 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Mustafa për Qeverinë: Të barabartë në varfëri është qëllimi i tyre

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i ka quajtur propagandë deklaratat e Qeverisë për rritje të ekonomisëku thanë se Kosova po përjeton “Zhvillim të pashembullt ekonomik”.

Ai po ashtu përmendi edhe deklarimin e Bankës Botërore, ku parashihte një rritje reale të ekonomisë kosovare për vetëm 3,1% për sivjet, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar kumtoi lajmin edhe më të keq, rritja reale pritet të jetë vetëm 2,7%!

‘’ Si për inat të Qeverisë së padijshme, pak ditë më parë Banka Botërore deklaroi se parashikonin një rritje reale të ekonomisë kosovare për vetëm 3,1% për sivjet. Sot, Fondi Monetar Ndërkombëtar kumtoi lajmin edhe më të keq, rritja reale pritet të jetë vetëm 2,7%! Sa e ultë do të jetë rritja reale e ekonomisë deri në fund të vitit? Varet edhe sa dëme e keq menaxhime tjera do ja bëjë Qeveria ekonomisë këta dy muaj e gjysmë’’, shkruajti Mustafa në Facebook.