75 Mall Live Search
14:25 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / C E

Presidentja pret skuadrën e Ballkanit në takim, një ditë para sfidës së rëndësishme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kampionin në fuqi të Kosovës në futboll Ballkanin.

Ky takim ndodh një ditë para sfidës jashtëzakonisht të rëndësishme për Ballkanin në Ligën e Konferencës kundër skuadrës turke Sivaspor që zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri”.

Osmani ka uruar Ballkanin për sukseset e arritura deri më tani në garat evropiane, si dhe i ka uruar fat në ballafaqimin e nesërm me Sivasporin.