75 Mall Live Search
15:33 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / B O

Aktori i njohur është penduar për një rol dhe nuk ka faj

Jim Carrey ka luajtur shumë role gjatë viteve të tij të karrierës, si “Maska” apo “Ace Ventura”, por ka një rol që aktori është penduar. Bëhet fjalë për rolin e kapitenit “Stars & Stripes” në “Kick-Ass 2”.

Në filmin e vitit 2013, Carrey luante rolin e një vullnetari sekret anti-krim, por pak para publikimit të filmit ndodhi tragjedia e vrasjeve në shkollën amerikane Sandy Hook, ku 26 njerëz humbën jetën.

“Unë i kërkoj ndjesë atyre që kanë punuar në film por ngjarjet e fundit më kanë bërë të ndryshoj mendim, nuk mud të bëj më skena dhune e armesh”, tha ai, në komentet që u kritikuan nga shkrimtari i librit Mark Millar, që ishte gjithashtu producent i filmit.