Vdes në moshën 23 vjeçare këngëtari i njohur

Fituesi i “American Idol”, Willie Spence, ka vdekur në një aksident automobilistik.
Kështu ka konfirmuar për TMZ një i afërm i tij, transmeton Indeksonline.

Këngëtari ishte në Tennessee të martën kur ndodhi aksidenti, por ende nuk janë bërë publike detajet e aksidentit.
Willie kishte publikuar një video disa orë para përplasjes duke bërë atë që din më së miri, duke kënduar me zemër./Indeksonline/
