75 Mall Live Search
21:13 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / Gj. Sh

Përfundon ndeshja Trepça – Sigal Prishtina, ky është rezultati

KB Trepça i është kthyer fitoreve nè Prince Caffe Superligën e Kosovës në Basketboll.

Skuadra nga Mitrovica ka fituar me rezultat 80-75, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ku të dyja skuadrat dhuruan spektakel, duke zhvilluar një ndeshje mjaft interesante.

Trepça kishte epërsinë qysh nga pjesa e parë ku shkoi në pushim me rezultat 39-36.

Edhe në pjesën e dytë, mitrovicasit vazhduann me paraqitje të mirë në fushë, ku thelluan epërsin duke përfunduar ndeshjen me fitore.

Pas ndeshjes së sotme,Trepça renditet në vendin e dytë në tabel me katër fitore e një humbje duke grumbulluar 9 pikë, kurse Sigal prishtina është në vendin e tretë me 8 pikë, me tre fitore dhe dy humbje deri më tani. /IndeksOnline/