75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / k.v

MPB publikon rezultatet e testit me shkrim për pozitën ‘zyrtar administrativ’, këta janë 533 personat që kaluan

Është publikuar lista e kandidatëve të cilët kanë kaluar Testin me shkrim të mbajtur me datë 17.09.2022, për pozitën Zyrtar administrativ në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Testin me shkrim e kanë kaluar 533 persona.

Në konkursin e shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme, për 50 vende të lira në pozitën ‘Zyrtar administrativ’, 3335 qytetarë i ishin nënshtruar testit me shkrim me 17 shtator të këtij viti.

Për këtë pozitë e cila paguhet 423.85 Euro bruto nuk kërkohet përvojë paraprake, por kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme dhe shkathtësitë kompjuterike në aplikacione të programeve (Ëord, Excel, Poëer Point).

Njoftimi i fundit nga MPB:

Komisioni Përzgjedhës në bazë të nenit 8, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 dhe nenit 9, paragrafi 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, shpallë:

Listën e kandidatëve të cilët kanë kaluar Testin me shkrim të mbajtur me datë 17.09.2022, për pozitën Zyrtar administrativ/MPB.

Të gjithë kandidatët të cilët nuk gjinden në listë e publikuar, respektivisht ata që nuk  e kanë kaluar testin me shkrim, kanë të drejtë që në afat prej tre (3) ditëve të paraqesin ankesën e tyre për të drejtën e qasjes në test dhe mund ta adresojnë në e- mailin: ahmet.sh.gashi@rks-gov.net

Lista e kandidatëve: kliko