75 Mall Live Search
15:01 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / A. M.

Osmani takohet me Hovenier, flasin për dialogun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Me Hovenier, Osmani ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend e rajon.

Presidentja ka theksuar se Kosova është në koordinim të plotë me ShBA-të, në raport me adresimin e çështjeve prioritare.

Në takim u diskutua edhe për dialogun me Serbinë dhe përpjekjet e shteteve aleate për dinamizim të tij.

Osmani nënvizoi se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe pa prekur rendin kushtetues, integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionalitetin e vendit.