75 Mall Live Search
09:47 / E Premte, 14 Tetor 2022 / k.v

Aksident i rëndë afër Komoranit, vetura rrokulliset jashtë rrugës (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër Komoranit, raporton IndeksOnline.

Lexuesit tanë kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihet një veturë e rrokullisur jashtë rrugës.

Policia rrugore është paraqitur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për këtë aksident pasi ka dërguar pyetje edhe në adresë të policisë.