75 Mall Live Search
21:04 / E Premte, 14 Tetor 2022 / Gj. Sh

Joachim Low pritet ta marr drejtimin e klubit të njohur gjerman

Stuttgart shkarkoi trajnerin Pellegrino Matarazzo pas humbjes shtëpiake ndaj Union Berlin. Ekipi i njohur po kalon një moment të vështirë dhe për momentin renditet në vendin e parafundit në Bundesliga.

Drejtuesit e klubit nuk po nxitohen për të zgjedhur teknikun e ri, pasi po synojnë afrimin e një emri të madh. I preferuari i madh është Joachim Low, i cili qëndron pushim prej korrikut të vitit të kaluar kur i dha fund aventurës 15-vjeçare në krye të kombëtares gjermane.

Emri i 62-vjeçarit është lidhur edhe më parë me pankinën e Stuttgartit, por ai e ka refuzuar këtë mundësi. Gjithsesi, drejtuesit e klubit gjerman vijojnë të inistojnë për të bindur Low të pranojë propozimin e tyre.

Nëse arrihet akordi do të bëhej fjalë për një rikthim në stolin e Stuttgartit pas 24 vitesh, pasi Joachim Low drejtoi “The Reds” në periudhën 1996-1998.