75 Mall Live Search
15:32 / E Shtunë, 15 Tetor 2022 / Gj. Sh

Befason Munishi: I kënaqur me futbollistët por edhe me referimin

Prishtina është rikthyer te fitorja në AlbiMall Superligën e Kosovës, duke e mposhur Ferizajin me rezultat 2-1.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe ishte e vlefshme për javën e 11-të, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, i cili është shprehur i kënaqur me paraqitjet e futbollistëve të tij.

Ai si rrallë herë nuk ka kritikuar gjyqtarin e ndeshjes, por është i kënaqur me gjykimin e tij duke thënë se disa tjerë duhet të marrin mësim nga Mentor Ajeti.

“Jam i kënaqur sidomos në pjesën e sulmit, sot ishte në element, Kryeziu. Megjithatë prapë duhet të punojmë për të mbyllur ndeshjet pasi rezultati 2-0 është shumë i rrezikshëm. Isha i kënaqur me referin e sotëm disa të tjerë duhet të marrin mësim. Referi është i mirë kur është në hije e jo protagonist.”, ka deklaruar Munishi./IndeksOnline/