75 Mall Live Search
08:32 / E Diele, 16 Tetor 2022 / MSH

Hajnat hyjnë në një lokal në Prishtinë, grabitin para e gjësende

Një person ka raportuar se është dëmtuar materialisht në lokalin e tij.

Sipas ankuesit, disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në lokalin e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme, cigare dhe një makinë për bluarjen e mishit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” dje pas mesnate.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar, teksa ësht cilësuar si vepër penale “Vjedhje e rëndë”.