Këto janë rezultatet e pjeseve të para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës

Kanë përfunduar pjesët e para të tri ndeshjeve të sotme në AlbiMall Superligën e Kosovës.
Nga këto tre ndeshje në 45 minutat e para është shënuar vetëm 1 gol, shkruan IndeksOnline.
Kampioni në fuqi Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë pa gola si mysafir i Drenicës.
Trepça ’89, ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 ndaj Llapit, me golin e Ardian Mujës.
Me rezultat 0-0, ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Malisheva-Gjilani./IndeksOnline/