75 Mall Live Search
11:21 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / AR

Yll Limani pjesë e BBV? Zbulohet e vërteta

Ka disa ditë që në mediat rozë po përfolet që këngëtari i shumëpëlqyer nga publiku, Yll Limani, do të jetë pjesë e “Big Brother Vip Albania”.

Ky dyshim erdhi pasi në “Instastory” artisti kishte listuar gjërat që do t’i bënte për këtë vit, në të cilin kishte etiketuar edhe Arbana Osmanin.

Menjëherë qarkulluan lajme të cilat bënin të mendohej se Ylli do të marrë pjesë në këtë spektakël.

Por, e vërteta qëndron ndryshe.

Burime të Indeksonline të afërta me këngëtarin kanë zbuluar se ai nuk do të jetë pjesë e BBV.

Të njëjtat burime thonë se ai është i angazhuar me jetën profesionale dhe pritet që të lansoj projekte të reja së shpejti./Indeksonline/