75 Mall Live Search
11:35 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / B O

Telashe te Bayerni, lëndohet futbollisti më në formë i skuadrës

Bayern Munchen i është kthyer fitoreve në ndeshjen ndaj Freiburg. Por, fitorja 5-0 ka patur edhe një zhgënjim për trajnerin Nagelsmann.

Bayern ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Leroy Sane ka pësuar lëndim. Sané ka pësuar një tendosje të kofshës dhe do të mungojë për kohë të pacaktuar.

Nuk dihet ende koha sa mund të zgjasë rikuperimi i tij dhe se gjithçka do të mësohet pas një skanimi të radhës. Sane aktualisht është futbollisti më në formë i bavarezëve./Indeksonline/