Kjo kërkesë e Angela Martinit e bëri të qajë me lot Bleona Qeretin (Foto)
Angela Martini dhe Bleona Qereti kanë një shoqëri të mirë me njëra-tjerën.
Dyshja në fjalë tash e sa vite ndajnë momente të mira si mike të vjetra, shkruan Indeksonline.
Për ditën e dasmës, Angela i ka kërkuar Bleonës të bëhet shoqëruese e saj dhe kjo kërkesë ka bërë këtë të fundit të përlotet.
“2 njerëzit më të bukur brenda dhe jashtë që kam takuar ndonjëherë Angela Martini dhe Dragos Savulescu! Unë u përlota kur më kërkuan të bëhesha dëshmitare, shoqëruese e nuses në ditën e dasmës së tyre !!! Ju faleminderit që më lejuat të bëhem pjesë e një momenti kaq të rëndësishëm në jetën tënde, motra ime e bukur ANGELA !!! Të dua !!! Unë ju uroj të gjithëve lumturinë e dashurisë në botë dhe mund të ju bekoj të dy! Zoti ju bekofte – trashegime dhe me jete te lumtur !!”, ka shkruar Bleona krahas fotografisë./Indeksonline/