17:48 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bashkëshorti miliarder i Angela Martinit ishte i martuar, modelja pranë vajzës së tij

Angela Martini mbrëmë në llogarinë Instagram ka postuar disa fotografi, pjesë nga ditëlindja e festës së bashkëshortit të saj, organizuar nga ajo.

Një festë luksoze, ku modelja shqiptare u kujdes të ftojë personat e zemrës së bashkëshortit të saj, shkruan Indeksonline.

Në këtë mbrëmje përveç bukuroshes që u shfaq tejet atraktive në një fustan të bardhë, në sy ra edhe një vogëlushe, e cila thuhet se është vajza e miliarderit rumun nga martesa e tij e parë me stomatologen Rodica Ghinoea, martesë kjo që zgjati vetëm katër vite.

Më pas miliarderi u lidh me modelen seksi Madalina Ghenea, por ishte ajo që vitin 2011 i dha fund lidhjes Dragos.

Ndërsa që nga viti i kaluar ai është i martuar me modelen shqiptare, Angela Martini./Indeksonline/