75 Mall Live Search
09:39 / E Martë, 18 Tetor 2022 / kutia

Tym i zi nga termocentrali i Obiliqit, inspektorët dalin në terren

Tym i zi, është parë nga orët e hershme të mëngjesit, duke dal nga termocentralet e Obiliqit.  Kjo ndotje e mjedisin ka bërë që të aktivizohen institucionet përgjegjëse.

Indeksonline ka kontaktuar me Komunën përkatëse.  “Drejtoria e Mjedisit nuk ka ndonjë njoftim zyrtar pse ka ndodh kjo, por në momentin që është pa dalja e tymit te zi inspektorat kanë dal ne teren për të marrë informata”, thuhet në përgjigje.

Kësisoj, ajri i ndotur në Obiliq ka ndikuar në përkeqësimin e mjedisit në përgjithësi.

Kujtojmë se termocentrali Kosova A, i cili vlerësohet si ndotësi më i madh i mjedisit në komunën e Obiliqit dhe në zonat përreth. /Indeksonline/