Skuadra e Arbnor Mujës e pezullon Nainggolanin, pinte cigare në bankën rezervë!

Skuadra e njohur belge, Royal Antwerp e ka pezulluar Radja Nainggolanin për një kohë të pacaktuar. Dhe është një gjest befasues i futbollistit që ka shtyer futbollistin të marrë këtë vendim.
Ish-ylli i Interit dhe Romës është parë duke pirë cigare në pankinë gjatë derbit ndaj Standard vikendit që lamë pas.

Antwerp ka njoftuar se e ka pezulluar për një kohë të pacaktuar mesfushorin belg për gjestin e bërë./Indeksonline/