Laurina Gashi e artë në Letoni, rrëzon kundërshtaret një nga një

Xhudo e Kosovës po vazhdon të nxjerrë talente njëri pas tjetrit.
Laurina Gashi ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane U18 që po zhvillohet në Riga të Letonisë.
Këtë sukses ajo e arriti pasi më finale mposhti me Ippon garuesën vendasem Rugile Marozaite.
Laurina në xhiron e parë ishte e lirë. Në çerekfinale mposhti me Ippon në vazhdime finlandezen, Pihla-Maria Seikkula derisa në gjysëmfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon ukrainasen, Mariia Vasiuta. /IndeksOnline/
