Zbulohen detajet e kontratës së Unay Emery, pagë tejet e majme

Unay Emery është trajner i ri i Aston Villës. Trajneri spanjoll do të pasojë Stiven Gerrardin te skuadra angleze.
Tashmë janë zbuluar edhe detajet e marrëveshjes që shtyen rikthimin e spanjollit në Premierligë.
Emery do të përfitoj 7 milionë euro në vit te Villa. Skuadra e Premierligës do të paguaj 6 milionë euro Villarealin që lejoj largimin e tij.
Villa i ka premtuar blerje të mëdha në vitin 2023 për të përmirësuar skuadrën.
Skuadra do të ketë një projekt afatgjatë, ndërsa trajneri do të bashkohet me ekipën javën tjetër pasi të marr lejen e punës./Indeksonline/