75 Mall Live Search
15:49 / E Martë, 25 Tetor 2022 / k.v

Aksident mes dy veturave në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet (Foto)

Një aksident mes dy veturave sapo ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar foto nga vendi i aksidentit ku shihen dëme të konsiderueshme materiale në të dy veturat ndërsa ende nuk ka informacion për të lënduar.

Policia e trafikut është parë në vendin e aksidentit duke u marrë me rastin.

Derisa policia ka kryer procedurat për hetimin e aksidentit, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve./IndeksOnline/