75 Mall Live Search
11:41 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj thërret ministrat nga Kuvendi, ejani në seanca!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj po vazhdon të jetë prezent në seancën e Kuvendit të Kosovës si edhe në shumë seanca të tjera.

Ndërkohë Haradinaj është deklaruar lidhur me mos-prezencën e Ministrave në seancat e Kuvendit.

Ai ka thënë se nuk është aspak në rregull mos ardhja e tyre në këto seanca, transmeton Indeksonline.

“Nuk është në rregull që s’po vijnë zv.ministrat.Të gjithë duhet me ardh në seancë njëkohësisht nuk është sjellje e mirë e imja nuk isha këtu në pyetjen e deputetit Imeri, i kërkoj falje”, ka shtuar Haradinaj./Indeksonline/