Varroset kosovari që u ther për vdekje në Itali, ishte ushtar i UÇK-së

I është dhënë lamtumira e fundit kosovarit Ragip Kolgeci, që u ther për vdekje në Itali.
Ai u varros në varrezat e fshatit Vraniq të Komunës së Suharekës, raporton Indeksonline.

I ndjeri ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në varrim ishte edhe garda ceremoniale e FSK-së.



