75 Mall Live Search
17:28 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / Gj. Sh

Në Dragash për herë të parë mbahet panairi i Produkteve Vendore

Për herë të parë në komunën e Dragashit, do të mbahet panairi i  Produkteve Vendore të zonës “EXPO-SHARRI”.

Ky panair do të mbahet të premten më 28 tetor, ku sipas organizatorëve do të ekspozohen produktet autoktone nga komuna e Dragashit, si dhe ofertat turistike, marrë parasysh synimin e kësaj komune që përmes bujqësisë dhe turizmit të zhvillohet sa më shumë ekonomikisht, shkruan IndeksOnline.

Panairi është organizuar nga Shoqata e Afaristëve “SHARRI”, e mbështetur nga Komuna e Dragashit, ku bizneseve të regjistruara, pjesëmarrja do t’iu subvencionohet nga organizatori.

Hapja solemne e panairit do të bëhet nga ora 10:00, pas 20 minutave do të ketë një manifestim kulturor ku do të përformojnë ‘’SHKA’’ Bresana dhe ‘’SHKA” nga komunitetet, ndërsa nga ora 11:00 do të bëhet hapja e panairit për vizitorët.

Panairi do të mbahet tek shkolla e re në Mejdanin e Shajnes.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrjen në këtë panair e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./IndeksOnline/