Dënim i rëndë për Lulzim Pecin e Trepçës ’89

Futbollisti i Trepçës ’89, Lulzim Peci, është dënuar me tre ndeshje moslojë nga Komisioni Disiplinor i shkallës së parë i FFK-së.
Arsyeja e dënimit të Pecit është se kishte shkaktuar një ndërhyrje brutale në ndeshjen e fundit ndaj futbollistit të Gjilanit, Përparim Islamit, ku edhe u ndëshkuar direkt me karton të kuq, shkruan IndeksOnline.
Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur me datë 26.10.2022, ku u shqyrtuan procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 13 – të Albi Mall Superligës.
Vendimi i plotë:
Lojtari i KF ”Trepça 89 ” , Lulzim Peci nr ID 005221M02. Në minutën gjashtë (6) të ndeshjes Trepça’89 –Gjilani , shkakton ndërhyrje e pakontrrolluar duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Trepça’89-Gjilani . Bazuar në nenin 44 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me tri (3) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK./IndeksOnline/